Trajneri i Prishtinës thotë se janë me meritë në vendin e parë

Prishtina ka shënuar fitore të madhe ndaj Feronikelit me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitoreje skuadrës së drejtuar nga Zekirija Ramadani i duhet vetëm një barazim në dy xhirot e ardhshme që ta siguroj titullin e kampionit.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka deklaruar pas ndeshjes se janë me meritë në vendin e parë.

“U zhvillua një derbi i vërtetë dhe me shumë emocion. E nisëm mirë, shënuam gol dhe kishim posedimin e topit dhe lojën në kontroll. Por, një gabim që mendoj se u ndodhë edhe portierëve me emër të madh, mirëpo ajo që më gëzoi ishte shpirti luftarak i lojtarëve. Treguan se mund t’i ndalin në ndihmë shokut të ekipit. Pastaj, e shënuam golin e dytë, por pastaj kishim një penallti kundër nesh. Fati dhe Zoti i ndihmon ata që kanë guxim. Ishte një ndeshje me luftë të madhe nga të dyja skuadrat, por këtu ku jemi, jemi me shumë meritë”, ka thënë Ramadani pas fitores ndaj Feronikelit.

Prishtina pozicionohet në vendin e parë me 75 pikë, pesë më shumë se Drita që është në vendin e dytë.

Kryeqytetasve i duhet një pikë në dy xhirot e fundit për t’u shpallur kampion të Kosovës.