Trajneri i Dukagjinit i pakënaqur me barazimin ndaj Gjilanit

Dukagjini ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Gjilanit.

Këtë barazim skuadra nga Klina e mori me fat, pasi Gjilani e humbi penalltinë në fundin e ndeshjes.

Trajneri i kësaj skuadre, Armend Dallku është shprehur i pakënaqur me barazimin e sotëm.

“Ajo që pamë në fushë tregoi se ne humbëm dy pikë. Dëshira është e të gjithëve që të shënojmë. Kemi një ngërç në shënimin e golave. Gjilani nuk diskutohet se ka lojtarë cilësor. Goli i pranuar nga ne ishte aksidental. Neve na mbetet të punojmë, shumë shpejtë mund të dalim nga fundi i tabelës. Djemtë janë të përkushtuar në punë. Dihet që Gjilani është ndër pretendentët për titull kampioni dhe nuk diskutohet që jam i kënaqur me pikën e fituar. Ne patëm dy raste 100% të pastra dhe morëm një gol të tillë. Kemi mundur më shumë. Janë akorduar pesë penallti kundër nesh, pesë kartonë të kuq kundër nesh, zero për neve. Penallti të tilla nuk i ndihmojnë as Gjilanit, as Dukagjinit e askujt”, ka thënë pas ndeshjes Dallku.

Pas këtij barazimi Dukagjini mbetet në vendin e tetë me 11 pikë, kurse në xhiron e ardhshme luan ndaj Feronikelit.

Ismet Munishi flet pas barazimit ndaj Dukagjinit