Dallku i lumtur me fitoren ndaj Feronikelit

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 13-të në Superligë.

Trajneri i kësaj skuadre, Armend Dallku ka thënë se për skuadrën e tij me rëndësi ishte vetëm fitorja.

“Rëndësi për ne ishin tre pikët, pavarësisht se hasëm në vështirësi të mëdha nga kundërshtari. Goli i tillë është kërkuar gjatë gjithë takimit dhe ishte i mirëseardhur për ne. Për ne ishin të rëndësishme pikët, sepse kemi humbur shumë të tilla”, deklaroi Dallku.

Pas kësaj fitoreje Dukagjini pozicionohet në vendin e tetë me 14 pikë.

Dukagjini me fitore minimale ndaj Feronikelit