Prishtina dhe Armend Dallku gjobiten pas incidentit në ndeshjen me Gjilanin

Klubi futbollistik Prishtina është gjobitur me 1500 euro nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas incidenteve të shkaktuara pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës me Gjilanin në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Në arsyetimin e Komisionit Displinor thuhet se Prishtinë është dënuar me 1500 euro për sjellje dhe veprime të gabuara të stafit të klubit pas përfundimit të ndeshjes.

Po ashtu është gjobitur me 500 euro trajneri i Prishtinës Armend Dallku, kurse është dënuar me dy ndeshje moslojë portieri Visar Bekaj, pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e 8 korrikut.

Ndeshja e 8 korrikut mes Gjilanit dhe Prishtinës, të cilën e kishin fituar vendasit, kishte përfunduar me probleme, pasi zyrtarët e Prishtinës kishin shkuar në drejtim të referëve duke kërkuar llogari për ndarjen e drejtësisë. Policia kishe përdor sprej, duke bërë që disa anëtarë të Prishtinës të kërkonin ndihmë mjekësore.

Kujtojmë se Policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal ndaj Armend Dallkut për sulm ndaj tyre.

Policia me kallëzim penal ndaj Armend Dallkut për sulm