Armend Dallku

Dallku i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e ekipit të tij

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, është me një këmbë në finale të Kupës së Kosovës, pas fitores me rezultat 3-0, ndaj Drenicës.

Ndeshja Prishtina 3-0 Drenica, u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet, pa praninë e tifozëve në stadium, për shkak të gjendjes së krijuar nga coronavirusi.

Pas ndeshjes është deklaruar Armend Dallku në konferencë për media, duke u shprehur i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e skuadrës së tij.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e ekipit. Rezultati 3:0 është komod, por kjo në asnjë mënyrë nuk na e jep komoditetin maksimal për ndeshjen e kthimit. Do të mundohemi që edhe në ndeshjen e dytë t’ia bëjmë hyzmetin për të konfirmuar kualifikimin në finale të Kupës. Patëm shumë raste, përgatitja nuk ishte më e mira, por do të punojmë në këtë aspekt. Shpresoj që mos të kemi lëndime për shkak të orarit të ngjeshur”, ka deklaruar Armend Dallku.

Prishtina në epërsi ndaj Drenicës me dy golat e Ahmed Januzit