Dallku: Jemi të kënaqur me lojën por mund ta fitonim ndeshjen

Prishtina dhe Dukagjini u ndan baras në kryeqytet, në ndeshjen hapëse të xhiros së 14-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll edhe pse të dy skuadrat kishin raste të mira shënimi.

Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është shprehur mjaft i kënaqur me lojën por thotë së ndeshja mund edhe të fitohej.

“Jemi të kënaqur me lojën, por edhe mund ta fitonim ndeshjen me rastet që patëm. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin e tyre. Patëm raste shumë më të mira se kundërshtari, shpresoj të kemi vazhdimësi”, tha Armend Dallku.

Më ketë barazim Dukagjini gjendet në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.

Javën e ardhshme, Prishtina do të përballet me Ferronikelin ndërsa Dukagjini pret në shtëpi ekipin e Ulpianës.