Trajneri i Prishtinës: Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit

Prishtina ka pësuar humbje me rezultat 2-1, ndaj Gjilanit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i kësaj skuadre Armend Dallku, zyrtar të klubit dhe lojtarë kanë shkuar në drejtim të gjyqtarëve për të kërkuar llogari, por janë penguar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë përdorur sprej ndaj tyre.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka deklaruar se kjo çka ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit.

Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të gjykojnë në Superligë. Duhet marrë përgjegjësi nga ai pari që është atje lartë e gjithë të tjerë. Zoti u’a ktheftë qysh është më së keqi“, ka thënë Armend Dallku i emocionuar.

VIDEO – Policia përdori sprej ndaj trajnerit, zyrtarëve dhe lojtarëve të Prishtinës