Trajneri i Trepçës ’89 flet pas fitores ndaj Prishtinës
30.9.2020 - 18:00
Trepça ’89 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Arbnor Muja nga penalltia.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i mitrovicasve, Shpëtim Idrizi.
Idrizi ka thënë se në pjesën e dytë bën lojë më të mirë duke shënuar fitore të madhe ndaj kryeqytetasve.
“Ishte një lojë me dy pjesë, në pjesën e parë Prishtina ishte superiore, kurse në pjesën e dytë ne reaguam shumë mirë ku falë angazhimit arritëm një fitore të madhe. E rëndësishme është që kemi një mbrojtje të mirë ku që dy ndeshje nuk pësojme gol dhe mendoj që ky është çelësi i i suksesit” deklaroi Idrizi për “Art Sport”.