Shpëtim Idrizi: Trepça ’89 u dënua nga gjyqtari, jo nga Prishtina

Trepça ’89 ka pësuar humbje me rezultat 1-2, nga Prishtina.

Mitrovicasit e humbën ndeshjen në sekondat e fundit të ndeshjes, gol i cili u përcjell me protesta nga stafi i Trepçës ’89.

Pas ndeshjes trajneri i Trepçës ’89 ka thënë se u dënuan nga referi e jo Prishtina.

Ai i ka përgëzuar lojtarët e tij për angazhimin e bërë gjatë tërë lojës.

“U dënuam nga referi, jo nga Prishtina. Ndikoi direkt në rezultat, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë te Shillova ishte karton i kuq, por gjyqtari kishte ardhur me një qëllim të caktuar. Sa i përket ndeshjes, i përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe disiplinën. Jemi të kënaqur me angazhimin e lojtarëve”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i mitrovicasve.

Pas kësaj humbje Trepça ’89 pozicionohet në vendin e pestë me 28 pikë.

Në xhiron e ardhshme mitrovicasit do të takohen me Besën e Pejës.

Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Trepçës ’89