Shpëtim Idrizi tregon se si e mposhti Dritën

Trepça ’89 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Dritës me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligë.

Trajneri i mitrovicasve ka thënë se këtë fitore e kanë arritur pas paraqitjes së mirë të lojtarëve të tij dhe referimit të mirë.

Ai ka treguar se kanë fituar me meritë ndaj Dritës.

“Kjo fitore vjen falë nivelit të lartë që treguan futbollistët, por gjithashtu duhet përgëzuar edhe gjyqtarët për mënyrën e ndarjes së drejtësisë. Kemi analizuar mirë Dritën gjatë javës dhe kemi bllokuar hapsirat që i krijon me Fazliun dhe disa futbollistë të tjerë. Morëm me meritë një fitore e cila është shumë e vlefshme për vazhdimin e kampionatit”, deklaroi Idrizi për “Art Sport”.

Pas kësaj fitoreje Trepça’ 89 pozicionohet në vendin e pestë me 25 pikë.

Trajneri i Dritës flet pas humbjes nga Trepça ‘89