Fund dramatik në ndeshjen Trepça ’89 – Vushtrria

Trepça ’89 ka nxjerrë një barazim në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Vushtrrisë, duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drilon Fazliu e kaloi Vushtrrinë në epërsi në minutën e 78’.

Golin e barazimit mitrovicasit e gjetën në fundin e ndeshjes me sulmuesin nga Klina, Arb Manaj.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 pozicionohet në vendin e nëntë me 35 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë.

Kurse Vushtrria mbetet në vendin e 11-të me 18 pikë, tashmë e përshëndetur me Superligën e Kosovës.