Rashica: Zhgënjimi është shumë i madh

Milot Rashica është deklaruar për media pas humbjes së Kosovës ndaj Çekisë me rezultat 2-1, në Plzen.

Rashica ka thënë se zhgënjimi është i madh te të gjithë lojtarët e Kosovës, pasi nuk e kanë luajtur lojën që din me e zhvillu “Dardanët”.  Ai ka shtuar se në pjesën e dytë kanë bërë lojë më të mirë.

“Zhgënjimi është shumë i madh, pasi nuk kemi luajtur si dimë ne dhe si luajmë ne. Kemi pasur probleme në pjesën e parë dhe secili prej nesh nuk kemi luajtur lojën tonë. Çekia ishte shumë e mirë dhe shënoi ato gola si i shënoi, por që në pjesën e dytë luajtëm më mirë”, ka thënë fillimisht Rashica.

Ylli i Werderit ka thënë se tifozët e Kosovës, “Dardanët” ishin pjesa më e mirë e ndeshjes.

“Nuk arritëm të luajmë lojën tonë me pasime siç dimë ne. Kemi humbur shumë topa si në mesfushë si në fazën e sulmit. Në pjesën e dytë shënuan golin e parë, por nuk arritëm që ta mbanim rezultatin. Dardanët ishin pjesa më e mirë e ndeshjes, pasi na falënderuan edhe pse humbëm. Nuk kemi luajtur shumë ndeshje ndërkombëtare së bashku dhe kjo ishte gjëja kryesore, por në të ardhmen do të mundohemi të bëjë më të mirë dhe të koordinohemi më shumë”, ka shtuar Rashica.

Kosova e ka edhe një mundësi që të kualifikohet në Europianin 2020, përmes Ligës së Kombeve në mars të vitit 2020, në gjysmëfinale do të përballet me Maqedoninë e Veriut, ndërsa nëse e kalon Maqedoninë do të luaj në finale me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë.

Nëse Kosova triumfon edhe në finale të këtij kompeticioni atëherë do të kualifikohet për “EURO 2020”.