Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Publikohet orari i xhiros së parë në Superligë

Këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri i garave në Superligën e Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka bërë të ditur orarin për xhiron e parë.

Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri të tjera të dielën.

Në këtë xhiro fokusi do të jetë te derbi i kryeqytetit ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës si dhe derbi drenicak ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës.

Orari i ndeshjeve

E shtunë, 17 gusht, në orën 17:00

Feronikeli-Drenica

Flamurtari-Prishtina

Llapi-Vushtrria

E diel, 18 gusht, në orën 17:00

Drita-Ferizaj

Trepça’89-Gjilani

Dukagjini-Ballkani