Prishtina mposht Inter Escalden dhe kualifikohet ne rundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Inter Escaldes, në kuadër të finales në rundin preliminar në Ligën e Kampionëve.

Endrit Krasniqi shënoi dy gola për ta dërguar Prishtinën në rundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Prishtina në rundin e parë kualifikues do të takohet me Ferencvarosin nga Hungaria.

Krasniqi shënoi për 1-0, në minutën e 45’ duke shënuar një gol të bukur.

Mesfushori prishtinas, Endrit Krasniqi shënoi për 2-0 në minutën e 58’ duke shënuar një gol të bukur.

Prishtina e drejtuar nga Zekirija Ramadani e ka dominuar këtë ndeshje nga fillimi deri në përfundim.