Prishtina fiton ndaj Dritës (FOTO)

Prishtina e ka fituar ndeshjen derbi të xhiros së 11-të në Superligë ndaj Dritës me rezultat 1-0.

Heroi i kësaj ndeshje është kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, i cili e shënoi golin e fitores në minutën e 83-të pas asistimit të Mankendas.

Vendasit ishin më të mirë prej fillimit të ndeshjes, pasi në pjesën e parë i kishin dy raste të mira me Ahmed Januzin edhe Ergyn Ahmetin.

Prishtina kalon në epërsi (Foto)

Armend Thaqi kishte rast në minutën e 85-të që të dyfishonte epërsinë por goditi jashtë portës.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 20 pikë.

Kurse Drita mbetet në vendin e tretë po ashtu me 20 pikë.