Prishtina kalon në epërsi (Foto)

Skuadra nga kryeqyteti ka kaluar në epërsi në ndeshjen me Dritën, e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 83-të me golin e Armend Thaqit, pas asistimit të Mankendas.

Ndërsa, pjesa e parë e ndeshjes ishte mbyllur me rezultat 0-0.

Kjo ndeshje po luhet në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll, e cila po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë..

Pjesa e parë u karakterizua me raste të pakta për gol.

Rastin më të mirë për gol e pati Ahmed Jonuzi në minutën e 16-të, kur e goditi traversën me kokë.

Rast të mirë pati edhe Ergyn Ahmeti në minutën e 26’ kur goditi fuqishëm, por topi shkoi jashtë portës.