Prishtina e mposht Vushtrrinë dhe rrëmben kreun e tabelës

Prishtina ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-0, në stadiumin “Ferki Aliu”, në kuadër të 24-të në Superligën e Kosovës.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e parë me 47 pikë, së paku 24 orë, deri në përfundimin e ndeshjes Trepça ’89- Drita, që luhet të dielën prej orës 17:00 në Mitrovicë.

Kurse Vushtrria mbetet në vendin e 11-të me 16 pikë.

Njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi Otto John me dy golat e tij në minutat e 11’ dhe të 34’.