Prishtina fiton Superkupën e Kosovës
23.1.2021 - 14:08
Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës, pas fitores 3-1, ndaj Dritës, ndeshje e cila u zhvillua në Turqi.
Qëndrim Zyba shënoi për 1-0, në minutën e 2’ duke shënuar një gol të bukur.
Drita e barazoi rezultatin në minutën e 4’, pas gabimit të portierit të Prishtinës.
Besnik Krasniqi e shfrytëzoi penalltinë e fituar nga Leonit Abazi për t’i kaluar kryeqytetasit në epërsi në minutën e 22’.
Alban Shillova shënoi për rezultatin 3-1, me zëvendësuesin Alban Shillova.