Policia interviston zyrtarët e Kombëtares së Kosovës për rastin Arijanet Muriq

Të martën u raportua në media se ka pasur një përleshje te Kombëtarja e Kosovës mes portierit Arijanet Muriq dhe sulmuesit Edon Zhegrova.

Por, vet Zhegrova, e mohoi një gjë të tillë duke shkruar se me portierin Muriq janë shokë të mirë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Flora Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë se pas raportimit të mediave ka kontaktuar personat komptetent dhe menaxherin e Kosovoës, por nuk ka pasur elemente për inicim të ndonjë rasti.

“Pas raportimeve të mediave, Policia e Kosovës ka  kontaktuar (biseduar) personat kompetent të  hotelit  si dhe menaxherin e përfaqësueses dhe ka rezultuar se nuk ka pas elemente për inicim të  ndonjë rasti”, Zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për KALLXO.com.

Kujtojmë se Arijanet Muriq u përjashtua nga Kosova për arsye disiplinore, por siç merr vesh KALLXO.com,  22 vjeçari është përjashtuar pasi kishte shkuar i dehur në sëancën stërvitore në hotelin ku po qëndron Kosova.

Challandes mohon të ketë pasur konflikt mes Edon Zhegrovës dhe Arijanet Muriq