Pingpong, Drita kampione për vitin 2021 në Superligën e Kosovës

Klubi i pingpongut, Drita është shpallur kampione për vitin 2021.

KPP Drita në kategorinë e vajzave e ka përfunduar vitin garues në Superligën e Kosovës me 14 fitore dhe asnjë humbje.

Gjilanaset sot e kanë mbyllur vitin me fitore duke e mposhtur KPP Ahmet Hoxha nga Ferizaj 3 me 2.

Pingpongistet Linda Zeqiri, Alma Mehmeti, Hanife dhe Egzona Zeqiri kanë qenë të pamposhtura në këtë vit nën udhëheqjen e trajnerit Jeton Azizit dhe drejtorit sportiv Skender Zeqiri.