Linda Zeqiri e mposht motrën në finalen e turneut ndërkombëtar (Foto)

Pingpongistja Linda Zeqiri nga klubi i pingponut Drita, ka dalë fituese në turneun ndërkombëtar që është mbajtur në Tivat të Malit të Zi ‘Tivat Open 2019’.

Në këtë turne kanë marrë pjesë 133 garues, nga Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Zeqiri deri te triumfi i saj  i ka arritur katër fitore të cilat i ka fituar të gjitha me rezultat thellë 3-0 me seta.

Në finale Linda e ka mposhtur motrën e saj Hanifen, 3-0 me sete.

Kujtojmë se Linda Zeqiri është shpallur si pingpogistja më e mirë për vitin 2018.

Ajo gjithashtu ka treguar për KALLXO.com, se është duke u përgatitur për Kampionatin Botëror të pingpongut që do të mbahet në Budapest të Hungarisë, prej 21 deri me 28 prill.