Peja triumfon ndaj Prishtinës, shkëlqen Dardan Berisha

Peja ka shënuar fitore me rezultat 89-94, ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, por Prishtina krijon epërsi 13-7, megjithatë, nga ky moment Peja hyn në një seri prej 17-0, duke kaluar në epërsi 13:24, derisa çereku i parë mbyllet me epërsinë e mysafirëve 19-29.

Çerekui dytë nisi më mirë për Prishtinën, por në fund mysafirët u këndellen për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 41-49.

Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në 16 pikë, 53-69, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 64-76.

Prishtina nuk dorëzohet në 10 minutat e fundit dhe nga 69-84, shkrin epërsinë në vetëm një pikë 83-84. Çastet e fundit ishin dramatike, megjithatë, Peja ishte më e vëmendshme dhe fiton 89-94.

Te Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 28 pikë e 11 kërcime dhe Edmond Azemi me 25 pikë.

Kurse te Peja, më i miri ishte Dardan Berisha me 38 pikë e pesë kërcime, kurse u ndihmua nga Drilon Hajrizi me 20 pikë e tetë kërcime dhe Marko Peroviq me 21 pikë e pesë kërcime.

Sigal Prishtina ka dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse Peja shtatë fitore dhe një humbje.