Mbrojtësi i Kosovës i kontribuon fitores së Interit në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Kosovës i kontribuon fitores së Interit në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi kosovar, Andi Hoti i cili aktivizohet për ekipin e U-19 të Interit ka arritur që të shënoj gol në ndeshjen që ekipi i U-19 të Interit e arriti përball Sheriff Tiraspol në kuadër të Ligës së Kampionëve për grupmoshat U-19.

Andi Hoti arriti që të shënonte në minutën e 66-të të ndeshjes për rezultatin 2 me 0, por që në fund Interi e përmbylli takimin me fitore prej 2 me 1, pasi që Sheriff arriti ta ngushtojë epërsinë në minutën e 83-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore ekipi i Interit gjendet në pozitën e parë me shtatë pikë të grumbulluara.

Andi Hoti në korrik të këtij viti ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e Interit. Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2024.

Ai ishte transferuar në Inter nga ekipi zviceran Zurich në janar të vitit 2020.