Malisheva mposht Prishtinën

Ekipi i Malishevës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundeshe sezonin pranveror në Superligën e Kosovës në Futboll.

Malisheva në ndeshjen hapëse ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2:1.

Golin e parë për Malishevën e ka shënuar ish-lojtari i Prishtinës, Mërgim Pefqeli, në minutën e 74-të të takimit.

Kur u mendua që ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat, Malisheva shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Ilir Mustafës në minutën e 94-të të ndeshjes ndërsa për 2:1 u përkujdes Besnik Krasniqi që shënoi nga penalltia në minutën e 96-të.

Pas kësaj fitoreje Malisheva është ngritur në pozitën e shtatë me 22 pikë të grumbulluara ndërsa Prishtina pas kësaj humbje gjendet në pozitën e pestë me 24 pikë të grumbulluara pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara.