Dy takime hapin xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll

Sot zhvillohen dy takime në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini në Klinë pret ekipin e Ulpianës. Dukagjini vjen në këtë takim pas barazimit pa gola kundër Prishtinës ndërsa Ulpiana vjen pas humbjes nga Gjilani.

Dukagjini gjendet në pozitën e nëntë me 15 pikë të grumbulluara ndërsa Ulpiana gjendet në pozitën e shtatë me 16 pikë të grumbulluara.

Takimi tjetër zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina pas barazimit ndaj Dukagjinit pret ekipin nga Drenasi, Ferronikelin që vjen në këtë takim pas humbjes nga Malisheva.

Prishtina gjendet në pozitën e gjashtë me 18 pikë të grumbulluara ndërsa Ferronikeli gjendet në pozitën e fundit me 10 pikë të grumbulluara.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.