Derbi i Ligës së Parë, Malisheva e Dukagjini ndajnë pikët

Derbi i Ligës së Parë në Grupin A, mes Malishevës dhe Dukagjinit ka përfunduar pa fitues me rezultat 0-0.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 20-të në Ligën e Parë të Grupit A.

Ndeshja për gjatë tërë 90 minutave ishte interesante, por në zhvillimin e lojës ndikoi moti me borë.

Pas këtij barzimi Malisheva e ruan pozitën e parë me 42 pikë, dy pikë më shumë se Dukagjini që pozicionohet në vendin e dytë.

Në vendin e tretë pozicionohet Istogu me 36 pikë.