Për shkak të borës u shty ndeshja Liria - Malisheva

Ndeshja e xhiros së 18-të në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës në futboll në mes të Lirisë dhe Malishevës do të zhvillohet nesër me fillim prej ora 13:00, në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren.

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej sot, por për shkak të reshjeve të  borës është shtyrë për nesër.

Malisheva është lider i grupit A në Ligën e Parë, me 35 pikë, ndërsa Liria renditet në vendin e gjashtë, me 22 pikë.

Në ndeshjen e fundit Malisheva fitoi 5-2 kundër Drenasit si vendas, kurse Liria barazoi në udhëtim 1-1 kundër A&N.