Kosovë – Greqi, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Kosovë – Greqi, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Bernard Challandes ka vendosur që të luajë me formacionin 4-3-3.

Lirim Kastrati, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica do ta përbëjnë treshen e sulmit për Kosovën.

Po ashtu edhe Greqia do të luajë me formacionin 4-3-3.

Kosovë – Greqi luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.