Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Challandes: Kosova meritoi më shumë se një pikë ndaj Greqisë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas barazimit 1-1, ndaj Greqisë.

Zviceriani ka thënë se Kosova e ka merituar fitoren në këtë ndeshje.

“Besoj se ne kemi merituar më shumë se një pikë, këtë pikët e morën në fund edhe pse humbë dy pikë. Nuk ishte lehtë të luajmë ndaj një ekipi të organizuar mbrapa. Ata luajnë shumë shpejtë me top dhe luftojnë për topin e dytë.Kishim probleme në pasimin e fundit të thellë dhe situata jonë standarde e jona nuk ishte e mirë. Kemi luajtur më vertikalisht, ndoshta duhej të luanim më shumë në këtë mënyrë sot”, ka deklaruar Challandes pas ndeshjes.

Challandes ka folur edhe për Astrit Selmanin, duke thënë se për momentin e kanë Vedat Muriqin.

“Astriti është lojtari jonë i sulmit dhe në këtë moment kemi Vedat Muriqin dhe ka konkurrencë por duhet ditur se ai është pjesë e grupit dhe nuk e di kur do ta ketë momentin”, ka thënë ai.