Besar Halimi thotë se Kosova e meritoi barazimin ndaj Greqisë

Kosova i ka ndarë pikët me Greqinë duke barazuar me rezultat 1-1, në kaudër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

“Dardanët”, e siguruan barazimin në sekondat e fundit të ndeshjes me golin e Vedat Muriqit.

Mesfushori Besar Halimi ka deklaruar se Kosova e meritoi barazimin e sotëm ndaj Greqisë.

“Besoj që kemi pas mundësi të marrim tri pikë nga ky duel, kemi bërë një paraqitje të bukur por ishim të pafat në golin e pësuar në pjesën e parë. Ishte e vështirë pasi Greqia ishte më e mirë në fazën e mbrojtës por Vedat Muriqi arriti të na shpëtojë në fund nga humbje. Duhet t’i përmirësojmë gabimet të cilat i kemi bërë. Në këto ndeshje kemi treguar se jemi të motivuar dhe mund të luajmë ndeshje të mira dhe të marrim rezultate pozitive. Shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv edhe në ndeshjen ndaj Spanjës”, ka thënë ai.

Kosova më 8 shtator do të luajë ndaj Spanjës në Prishtinë.