Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dardanët, do të udhëtojnë në Greqi, për të përkrahur kombëtaren

Përkundër që gjasat e Kosovës për kualifikim për botëror tashmë kanë përfunduar, tifo grupi i kombëtares së Kosovës ’Dardanët’ do të japin mbështetjen në ndeshjen kundër Greqisë me 14 nëntor.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i ‘Dardanëve’, Lul Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

‘’Po shkojmë në Greqi. Të gjithë dardanëve që posedoni viza Shengen dhe ishim bashkë në organizime gjithandej botës, ju ftojmë që të vini në “FanClub Dardanët” për t’u njoftuar rreth udhëtimit dhe organizimit tonë’’, ka shkruar Lul Berisha.

Kosova do të përballet kundër Greqisë me 14 nëntor në ndeshjen e fundit për kualifikimet për botërorin Katar 2022.

Kosova gjendet në grup bashkë me Spanjën, Greqinë, Suedinë dhe Gjeorgjinë.