Kosova U21 po përgatitet për dy miqësoret me Katarin

Kombëtarja e Kosovës U21 është duke vazhduar përgatitjet në Doha për dy miqësoret me Katarin.

‘Dardanët’ e rinj do të luajnë ndaj Katarit më 26 dhe më 29 mars.

Trajneri Michael Nees do të debutojë me Kosovën U21 në dy  ndeshjet ndaj Katarit.

Këto dy ndeshje do të shërbejnë si test për ndeshjn e parë të ciklit kualifikues të Europianit që do të zhvillohet në muajin qershor ndaj Andorrës.

Derisa në vend të Mark Marlekut, të cilin klubi i tij nuk e lejoi të udhëtojë për shkak të situatës me Covid-19 është ftuar Baton Zabërgja, derisa nga lista e publikuar më herët mungon edhe Adrion Pajaziti, cili po ashtu nuk arriti të udhëtojë për Doha, për shkak që masave antiCovid-19 që i ka vendosur shteti britanik.