Kosova fiton me lehtësi ndaj San Marinos, shkëlqen Muriqi

 Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të lehtë ndaj San Marinos me rezultat 4-1.

Protgagonist kryesor ka qenë Vedat Muriqi duke i shënuar katër gola.

Paraqitje të mirë ka pasur edhr Arbër Zenli duke bërë tri asistime.

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 27’ me Vedat Muriqin pas asistimit të Arbër Zenelit.

Mbrojtësi i krahut, Destan Bajselmani pati rast të mirë në minutën e 38’ pas një kombinimi të mirë me Vedat Muriqin, por goditjen e tij e priti portieri Benedettini.

Besar Halimi e goditi shtyllen pingule në minutën e 39’ duke iu afruar golit të dytë.

Lirim Kastrati pasoi për mrekulli për Vojvodën në minutën e 42’, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Në minutën e 44’ Muriqi goditi fortë, por goditjen e tij e priti portieri i mysafirëve.

Ishte përsëri Vedat Muriqi që e dyfishoi epërsinë e Kosovës në minutën e 45’ pas asistimit të Arbër Zenelit.

Kosova e nisi furishëm pjesën e dytë duke e trefishuar epërsinë me golin e Vedat Muriqit në minutën 46’ pas asistimit të Arbër Zenelit.

Për 4-0, shënoi përsëri Vedat Muriqi në minutën e 75’ nga penalltia të cilen e fitoi Lirim Kastrati.

San Marino e shënoi golin e vetëm në minutën e 85’ me sulmuesin Tomassini pas gabimit të mbrojtësit Betim Fazliji.

Më 4 qershor Kosova do të luajë ndaj Maltës, kurse më 8 qershor ndaj Guinesë. Më 11 qershor miqësoren e fundit ndaj Gambisë për muajin qershor.