Idrizi: Nuk mund ta përshkruaj me fjalë debutimin te Kosova

Mesfushori i Schalkes, Blendi Idrizi ka debutuar me Kombëtaren e Kosovës në miqësoren ndaj San Marinos.

Blendi Idrizi luajti për 82 minuta në fitoren e Kosovës me rezultat 4-1, ndaj San Marinos.

23 vjeçari ka thënë se nuk mund ta përshkruajë me fjalë paraqitjen e parë me Kosovën.

“Debutimin nuk mund ta përshkruaj me fjalë, ndërsa ishte ndeshje e veçantë për mua. Kanë qenë ditë të mira për mua dhe më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Fanellën sigurisht se do t’ia jap ndonjë anëtari të familjes”, ka thënë Idrizi.

Challandes: Ekipi ka bërë një lojë të mirë (kallxo.com)