Besar Halimi: Kemi luajtur shumë mirë ndaj San Marinos

Kosova ka shënuar fitore të lehtë ndaj San Marinos me rezultat 4-1.

Mesfushori Besar Halimi në këtë ndeshje luajti për 71 minuta.

Halimi ka deklaruar pas ndeshjes së kanë bërë lojë të mirë në miqësore ndaj San Marinos.

“Besoj që kam bërë një ndeshje të mirë. Jam i kënaqur edhe me paraqitjen time pas një lëndimi të cilin e kam kaluar. Kemi luajtur shumë mirë si ekip dhe kemi arritur që të tregojmë ndeshje shumë të mirë. Kemi pasur një paraqitje solide dhe arritëm një fitore me këtë rezultat”, deklaroi Halimi.