Lorik Emini: Ëndrra ime u bë realitet

Mesfushori Lorik Emini, ka debutuar për Kombëtaren e Kosovës në fitoren 4-1, ndaj San Marinos.

Emini u inkuadrua në lojë në minutën e 71’ në vend të Besar Halimit.

21 vjeçari ka thënë se është shumë i lumtur që debutoi me Kosovën duke iu bërë ëndërra e tij realitet.

“Jam shumë i lumtur shumë i kënaqur. Nga fillimi ekipi më ka përkrah dhe më kanë ndihmuar. Besoj që kam zhvilluar një ndeshje të mirë dhe do të shohim në vazhdim sesi do të shkoj. Kemi qenë një nivel më i lart se kundërshtari ynë. Kemi një skuadër shumë cilësore dhe këtë e kemi treguar në këtë ndeshje. Ne që jemi lindur në Zvicër po është më e vështirë zgjedhja mirëpo unë kam dashur të luaj për Kosovën ëndrra ime u bë realitet”, deklaroi Emini.

Idrizi: Nuk mund ta përshkruaj me fjalë debutimin te Kosova (kallxo.com)