Karateisti Alvin Karaqi e lë Kosovën për Shqipërinë

Federata e Karatesë e Kosovës ka marrë një lajm të keq nga karateisti Alvin Karaqi.

Alvin Karaqi ka njoftuar se e ka lënë Kosovës, për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Kujtojmë se Karaqi edhe më herët i kishte mbrojtur ngjyrat “Kuq e Zi”, para se Federata e Karatesë e Kosovës të pranohej në Federatën Ndërkombëtare të Karatesë.

Karaqi ka njoftuar në Facebook, se po rikthehet që ta përfaqësoj Shqipërinë.

“2020 – Ekipi shqiptar i karatesë. Ndjenjë e mirë të kthehesh prapë”, ka shkruar Karaqi në Facebook.