Përfaqësuesja e Kosovës në karate gjatë ushtrimeve - Foto: REL

Karatisti i artë nga Mitrovica

Rigon Baruti është shpallur pesë herë radhazi kampion i Kosovës, kampion mesdhetar në vitin 2019, kampion ballkanik në vitin 2019 në Shkup dhe ka 50 tituj ndërkombëtar. 

Këto janë shkallët që ai është duke ngjitur për të plotësuar ëndrrën e tij, të bëhet kampion olimpik.

Karatisti 18-vjeçar nga Mitrovica pasionin dhe talentin për karatenë e ka të trashëguar nga babai i tij. 

Baruti, i cili ka filluar të merret me karatenë qysh në moshën 12-vjeçare, tashmë radhitet i 5-i në ranglistën botërore.

Ai është pjesë e Klubit të Karatesë “Mitrovica”, i cili është themeluar në vitin 2013, pjesë e të cilit janë rreth 100 studentë, 60 aktivë prej tyre në çdo stërvitje. 

Karatisti 18-vjeçar nga Mitrovica, Rigon Baruti

18-vjeçari nga Mitrovica ka shumë tituj kampion, në Kosovë, në nivel ballkanik e mesdhetar. 

Në prill të vitit 2019, ai ka fituar medaljen e artë në sportin e karatesë në kategorinë e kadetëve deri 57 kilogramë.

Por gara e tij më e rëndësishme thotë se është Kampionati i Mediteranit që u mbajt në Antalia të Turqisë. 

Rigoni u shpall më i miri në Kampionatin Mbarëkombëtar – Kupa Pavarësia, që u mbajt në Vlorë.

Po ashtu, ai është zgjedhur për 5 vite me radhë shpresë dhe laureat i vitit për sportin e karatesë.

Karatisti nga Mitrovica ka dalë po ashtu i treti në Ligën botërore në vitin 2021 në Turqi, dhe shumë gara të tjera gjatë karrierës së tij të shkurtë por me shumë tituj. 

Autorja është Eliza Salihu nxënëse në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.