Karateistët Elhami Shabani dhe Herolind Nishevci fitojnë medalje në Kampionatin Ballkanik

Kosova sot është stolisur me dy fitore në Kampionatin Ballkanik të karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Medaljen e argjendtë e ka fituar Elhami Shabani në kategorinë -75 kilogramë, duke i shënuar katër fitore, duke u mposhtur në finale nga turku Enes Bulut.

Herolind Nishevci u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë +84 kg. Nishevci shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi Luka Vukoviq të Serbisë.

Një ditë më parë, medaljen e bronztë e fitoi Fortesa Orana.