Foto: Federata e Karatesë e Kosovës

Alma Loki shpallet kampione Ballkani në karate

Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar se Alma Loki ka fituar titullin si kampione Ballkani në kategorinë e katave/seniore. Sipas Federatës, kjo ka ndodhur për herë parë në historinë e Kosovës.

Për t’u shpallur kampione, Loki ka mposhtur në finale garuesen serbe.

Kampionati Ballkanik i Karatesë është duke u mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi.

Më poshtë gjeni rezultatet për seniorë dhe vetranë që janë arritur në Podgoricë në kuadër të Kampionatit Ballkanik më 23.02.2024:
SENIORËT
Vlerë Qerimi – Seniore -68kg – Vendi i 3-të
Fortesa Orana – Seniore +68kg – Vendi i 5-të
Elmedina Istogu – Seniore -61kg – Vendi i 5-të
Hatigje Zejnullahu – Seniore -50kg – Vendi i 7-të
Behije Mustafa – Seniore -68kg – Vendi i 7-të
VETERANËT
Musli Rexha – Male Kumite Veterans +45vjet -85kg – Vendi i 1-rë
Arbënor Veliu – Male Kumite Veterans +45 vjet +85kg – Vendi i 1-rë
Bekim Hajdari – Male Kumite Veterans +35vjet -85kg – Vendi i 2-të