Herolind Nishevci fiton medalje të bronztë në Kampionatin Europian të karatesë

Karateisti Herolind Nishevci e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Nishevci garoi në kategorinë mbi 84 kilogramë, i cili garoi sot për medaljen e bronztë.

Karateisti kosovar mposhti garuesin Asiman Gurbanalin të Azerbajxhanit.

Kjo është medalja e parë për Kosovën në këtë europian.