Karatistja nga Prishtina, Elmedina Istogu

Nga pasioni për artet marciale te karateja

Pasioni për artet marciale shtyu Elmedina Istogun të merret me sportin e karatesë që nga mosha 7-vjeçare.

19-vjeçarja nga Prishtina ka marrë pjesë në shumë gara në Kosovë dhe jashtë vendit. 

Së fundmi ajo ka marrë pjesë në “Grand Prix Croatia”, ku ka arritur të radhitet e dyta. Në shkallën e dytë të podiumit është radhitur edhe në “Turkish Open” që është mbajtur në Turqi. Karatistja nga Prishtina është shpallur edhe kampione ballkanike me ekipin e Kosovës 

Përveç këtyre garave të rëndësishme, Istogu ka marrë pjesë edhe në Kampinatin Botëror në Santiago të Kilit, Kampionatin Mediteran, Kupën Botërore dhe Youth Liga.

Karatistja stërvitet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe është pjesë e klubit “Karate Club Ippon”.

“Ëndrra ime është të arrij sa më shumë medalje në arenat ndërkombëtare”, ka shtuar ajo.

Elmedina mendon se sporti i karatesë në Kosovë është mjaft i popullarizuar dhe se për këtë kanë kontribuar sukeset e karatistëve tanë. 

Autorja Idila Binaku është nxënëse e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.