Karate, Herolind Nishevci mposhtet në rundin e tretë nga serbi Biteviq

Karateisti kosovar, Herolind Nishevci është mposhtur në luftën e tretë në Kampionatin Europian të karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Nishevci është mposhtur në luftën e tretë nga serbi Slobodan Biteviq me rezultat 3:2.

Nishevci ka garuar në kategorinë mbi 84 kilogramë.

Në luftën e parë karateisti kosovar mposhti karateistin nga Sllovakia, Kosa Tomas.

Kurse, në rundin e dytë e mposhti izraelitin, Abu Basal Ahmad.