Gjilani pëson humbje nga Trepça ’89 (FOTO)

Gjilani ka pësuar humbje nga Trepça ’89 me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.

Kjo humbje Gjilanit i kushtoi edhe me humbjen e kreut të tabelës.

Arb Manaj shënoi në minutën e 62’ për 1-0.

Për rezultatin përfundimtar shënoi Engjëll Hoti në minutën e 66’.

Pas kësaj humbje Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 24 pikë.

Kurse Trepça ’89 në vendin e tetë me 16 pikë.