Futboll: Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Sot është tërhequr shorti për çerekfinalet të Kupës së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çerekfinalet do të na sjellin përballje interesante me klubet e Superligës dhe ato të Ligës të Parë.

Feronikeli – Prishtina, Trepça ’89 – Llapi, pritet të jenë ndeshjet kryesore të çerekfinaleve.

Kurse, dy përballjet tjera janë mes Istogut- A&N dhe Dukagjini – Drenica.

Në gjysmëfinale do të kemi një skuadër nga Liga e Parë, pasi Istogu dhe A&N bëjnë pjesë në Ligën e Parë.

Ndeshjet e çerekfinaleve do të luhën më 17 mars ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosoës.