FOTO: Tifozët japonezë e mbështesin Majlinda Kelmendin me fanellat: ‘Unë e dua Kosovën’

Majlinda Kelmendi është duke marrë pjesë në kampionatin botërorë të xhudos në Tokio të Japonisë.

Xhudistja kosovare është e njohur në mbarë botën për sukseset e saja, prandaj ajo sot ka marrë mbështetje edhe nga tifozët japoneze.

Tifozët japonezë kanë gjetur mënyrë të veçantë që ta përkrahin xhudisten kosovare me fanella me mbishkrimin “Unë e dua Kosovën”. Fotografitë janë bërë nga Ilir Vokrri.

Pas dy fitoreve radhazi, Majlinda Kelmendi meçin e gjysmëfinales do ta zhvillojë rreth mesditës ndaj xhudistes japoneze, Uta Abe.