FFK-ja del me sqarime pas raportimeve se mori kredi 4 milionë euro

Për disa ditë me radhë është raportuar nëpër media se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka aplikuar për kredi në vlerë 4 milionë euro në FIFA. Lidhur me këto raportime FFK ka dalë me sqarime.

”Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se nuk ka aplikuar askund për asnjë lloj të kredisë sepse në aspektin financiar qëndron mirë dhe nuk ka nevojë për kredi. Ajo çfarë raportohet nga portale të caktuara dhe njerëz që nuk kanë të bëjnë me futbollin është vetëm një keqinterpretim, asgjë më shumë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas njoftimit të FFK-së, FIFA nuk është organizatë që lëshon kredi.

“FIFA nuk është institucion bankar për të lëshuar kredi me kamatë, por sipas “FIFA COVID-19 Relief Plan” të miratuar në vitin 2020, FIFA për të ndihmuar federatat dhe konfederatat anëtare të saj, lëshon në shfrytëzim (jep hua pa kamatë) mjete financiare nga 500.000 deri në 5 milionë dollarë (planin mund ta gjeni në webfaqen e FIFA-s)”, thuhet më tutje në sqarimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KËTU mund ta gjeni sqarimin e plotë nga FFK-ja.