BQK: Mbi 172 milionë euro është vlera e kredive të reja që qytetarët morën në muajin shkurt

172.2 milionë euro është vlera e kredive të reja që qytetarët kanë marrë gjatë muajit shkurt, sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ndërkaq, vlera e depozitave të reja gjatë të njëjtit muaj ishte 78.7 milionë euro.

Sipas statistikave të BQK-së, depozitat e klientëve në shkurt 2024 kanë arritur vlerën prej 6.0 miliardë euro, duke shënuar rritje për 12.3 milionë euro, ose 0.2% krahasuar me muajin paraprak.

“Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve rreth 26.6% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.5% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.1 miliardë euro).” – ka njoftuar BQK më 26.03.2024.