www.pixabay.com

www.pixabay.com

Në dhjetor të 2023, kosovarët morën 194 milionë euro kredi në banka

Në muajin e fundit të vitit të vitit 2023, vlera e kredive të reja ishte 193.7 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 138.8 milionë euro, sipas të dhënave që ka prezantuar Banka Qendrore e Kosovës.

Në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozita ishte 3.14%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.35%, e që në muajin paraprak ishte 6.4%.

Raporti kredi-depozita për muajin dhjetor 2023 ishte në nivelin 80.2%, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 3.2%.

Ndryshe, vlera e aseteve të bankave komerciale që operojnë në Kosovë, kalon shifrën e 7.5 miliardë euro. dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.26 miliard euro.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga statistikat bankare për muajin dhjetor të vitit 2023, të cilat u publikuan nga Banka Qendrore e Kosovës [BQK].

Sipas BQK-së, vlera e kredive bruto ka arritur në 4.91 miliardë euro me një rritje prej 27.8 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.13 miliardë euro.

Infografika: Naser Fejza/Kallxo.com

Të dhënat thonë se në Kosovë operojnë gjithsej 12 banka komerciale, ku 9 prej tyre janë në pronësi të huaj.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, KALLXO.com shkroi se si u rritën fitimet milionëshe të bankave përgjatë 10 viteve kur Kosova qeverisej nga pesë kryeministra.

Si u rritën fitimet milionëshe të bankave gjatë qeverisjes së pesë kryeministrave?