Foto: Facebook

Feronikeli mposhtet nga Drenica në Skenderaj (FOTO)

Drenica e ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Feronikelit, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 12- të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Qemal Elshani në minutën e 5‘.

Pas kësaj fitoreje Drenica pozicionohet në vendin e shtatë me 17 pikë.

Kurse Feronikeli në vendin e gjashtë me 19 pikë.